Begaj me Musar në Manastirin e Zvërnecit/ Presidentja sllovene viziton disa nga zonat turistike në vend

schedule11:24 - 24 Maj, 2024

schedule 11:24 - 24 Maj, 2024

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vizitoi këtë të premte Manastirin e Zvërnecit në Vlorë, së bashku me homologen sllovene, Natasa Pirc Musar.

Begaj dhe Musar u pritën nga kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha. Begaj shoqërohet gjithashtu nga bashkëshortja e tij.

Presidentja e Sllovenisë, Musar është duke vizituar disa nga zonat turistike të Shqipërisë dhe një ndër ndalesat e saj, është edhe Manastiri i Zvërnecit.

Musar mbërriti të enjten në Shqipëri dhe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Begajn, rikonfirmoi mbështetjen e Sllovenisë për vendin tonë dhe shtoi se Shqipëria ka shënuar sukses në luftën kundër korrupsionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!