Anwar Hadid është fotografuar gjatë një sherri në publik me një burrë në Londër të premten, i cili e akuzoi modelin se i kishte vjedhur një kufje të iPhone-t.
Modeli amerikan, 20 vjeç, dukej tepër i acaruar duke diskutuar me Brian Clarke, i cili dyshonte se Anwar kishte gjetur njërën nga kufjet e tij, pasi i gjurmoi ato online me iPhone-n e tij.
Nuk ka asnjë provë që modeli ka marrë kufjen e megjithatë personi që i akuzon thotë se ka prova të forta që ai dhe miku i tij e bënë:
“Ju tregova telefonin tim dhe aplikacionin ‘Gjej iPhone-n tim’ që tregonte se kufja ndodhej në vendin ku ndodheshin ata. Ai më tha që nuk ia kishte idenë. Unë nuk e njihja kush ishte. Dukej si një rrugaç”.
Burri thotë se sa herë që kërkonte kufjen e tij online, telefoni e drejtonte për të Anwar dhe miku i tij.
Si përfundim ai mendon se ka qenë njëri nga djemtë që e gjeti kufjen që i kishte rënë nga xhepi dhe e mori. Pak më vonë Anwar publikoi një foto të mikut të tij me kufjen në vesh.