Presidenti sirian Bashar al Assad në një intervistë për mediat ruse tha se është hipokrizi për vendet evropiane që të kenë frikë se Ankaraja do të dërgojë refugjatë në Evropë, por frikë duhet të kenë nëse ai vazhdon të sponsorizojë terrorizmin në Siri.
“Si mund të keni frikë nga ata refugjatë shumica e të cilëve janë të moderuar dhe kanë fare pak terroristë mes tyre, ndërsa mbështesni qindra mijëra terroristë në Siri”, shtroi pyetjen Al Assad.
Ai tha për mediat ruse se shumica e refugjatëve nuk paraqesin ndonjë kërcënim akut, në krahasim me xhihadistët.
“Marrëdhënia midis Evropës dhe Turqisë është dashuri – urrejtje”, tha Asad. Ai vuri në dukje se megjithëse BE “urren” liderin turk, kombet evropiane nuk mund të dëgjojnë ato që ai ka për të thënë./abcnews.al