“Mbretëria e Bashkuar më e pranishme në rajon”, Rama: Projekt strategjik për hekurudhën Durrës-Prishtinë

schedule12:41 - 22 Maj, 2024

schedule 12:41 - 22 Maj, 2024

Mbretëria e bashkuar do të jetë më e pranishme në rajon, ndërsa pritet të përfshihet në projektin strategjik të ndërtimit të hekurudhës, Durrës – Prishtinë. Deklarata u bë nga kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për mediat, me Lordin Cameron në Tiranë

“Sot kemi disktuar për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe thellimin e tyre, për të cilin kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende në NATO, qoftë bilaterale në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë.

Pa hyrë në planet e bashkëpunimit, dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen në një projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën, që është hekurudha Durrës-Prishtinë që është një element kyc i rritjes së kapacitetit të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tonë por në rjaon e më gjerë. Së shpejti hapim garën për portin e ri tregtar të Durrësit, jemi në pritje ndërkohë të përgjigjes nga NATO, edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë është një projekt që tejkaton interesin e dy vendeve tona. Britani aka shprehur interes të përfshihet me financim dhe ekspertizë. Cameron një avokat shumë i rëndësishëm i ynë në proceset transformuese.” tha Rama.