Teksa pritet të zbulohet se kush do të zëvendësojë Thomas Tuchel në pankinën e Bayern Munich, shfaqet një emër surprizë.
Është Vincent Kompany, trajneri aktual i Burnley dhe, sipas “Sky Sports Deutchland”, një kandidat serioz për postin e trajnerit të bavarezëve.
Gjithashtu raportohet se ka pasur takime paraprake mes teknikut belg dhe skuadrës gjermane, prandaj emri i tij është tepër i lakuar tashmë./h.ll/abcnews.al