Zyrtarizimi i Kylian Mbappe te RealMadrid është gjithnjë edhe më i afërt.
Mamaja e futbollistit francez, Fayza Lamari, la të kuptohej mbrëmjen e së hënës, pas darkës së lamtumirës të organizuar nga ish-sulmuesi i PSG-së, se klubi i ardhshëm i djalit të saj tashmë dihet.
“E dini tashmë cili është klubi i ardhshëm i Kylian”-deklaroi ajo, duke rikonfirmuar zërat se shumë shpejt Mbappe do të veshë fanellën e “Los Blancos”./ h.ll/abcnews.al