Aksioni i SPAK/ Gazetari: Dyshohet se operacioni u dekonspirua! Delia: Momenti që policia të reformohet!

schedule20:29 - 21 Maj, 2024

schedule 20:29 - 21 Maj, 2024

Në emisionin “Real Story” në ABC News, gazetari Ervin Leka foli për aksionin e SPAK që u shtri në disa qytete në vend, me qëllim goditjen e personazheve të botës së krimit.

Gjithashtu gazetari Leka foli edhe për pretendimet se mund të ketë pasur apo jo një dekonspirim të këtij megaoperacioni.

“Janë bërë edhe disa kërkesa nga ana e AMP drejtuar SPAK, lidhur me komunikimet e SKY, nëse ka persona që e kanë përdorur këtë aplikacion. 4 ish-zyrtarët e policisë u shkarkuan dje, nga nisja e aksionit. Tashmë ka një urdhër arresti ndaj tyre. Dyshimet janë që mund të ketë pasur dekonspirim pasi ka pasur një afat kohor. Dhe dyshimet janë tek personat që kanë qenë të përfshirë tek struktura e policisë. Kemi parë se atentatet që kanë bërë nuk ishin personazhe të thjeshtë”, u shpreh Leka, duke shtuar: “Frika është shtuar, sigurisht mund të jenë disa persona në policinë e shtetit që janë përdorues të skyy dhe mesa duket do dalin. Por mund të them që policia është duke “zierë” nga brenda, pasi janë bërë disa efektivë të përfshirë me grupe kriminale.

Nga ana e saj autorja e emisionit “Gjërat Tona”, Etleva Delia u shpreh se ka ardhur momenti që të bëhet një reformë në policinë e shtetit.

“Po të nisemi nga emrat që janë në këtë dosje, gjithçka është e mundur sepse në çdo institucion kishin njeriun e tyre. SPAK bëri çmos që ky operacion të mos kishte dekonspirim. Në polici ka ardhur momenti për një reformë, besoj që duhet një reformë. Në rast se do të pranohej dekonspirimi dikush do të duhej të jepte dorëheqje. Por duhet të ketë dorëheqje në strukturat e policisë”, tha Delia,

Gazetarja Aida Topalli u shpreh: Nga disa burime që kam marrë të gjitha agjentët e BKH kanë qenë në terren. Pra kanë qenë pashoqëruar nga forca operacionale.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!