Finlanda kërkesë BE-së: Të miratohen masa urgjente për të parandaluar fluksin e emigrantëve nga Rusia

schedule14:53 - 21 Maj, 2024

schedule 14:53 - 21 Maj, 2024

Kryeministri finlandez Petteri Orpo kërkon nga BE që të prezantojë masa për të parandaluar “instrumentalizimin e migracionit”, fluksin e emigrantëve që vijnë nga Rusia pa dokumentacion të duhur.

“Ne duhet të vendosim sigurinë tonë kombëtare dhe sigurinë e vendeve të BE-së. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për përgjegjësitë tona për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të BE,” tha Orpo.

Vitin e kaluar, Finlanda mbylli kufirin e saj me Rusinë për shkak të numrit në rritje të ardhjeve të emigrantëve nga disa vende, përfshirë Sirinë dhe Somalinë, dhe për shkak të akuzave se Moska po përdor migrimin kundër Finlandës dhe BE-së.

Pavarësisht mbylljes së kufirit, disa emigrantë ende hynë në Finlandë, duke bërë që qeveria e vendit të paraqesë sot një propozim në parlament që do të lejonte zyrtarët e kufirit të largonin azilkërkuesit që përpiqeshin të kalonin kufirin nga Rusia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!