Një 55-vjeçar është arrestuar në Elbasan në kuadër të operacionit të koduar “Mobilieri”.
Përparim Balliu kanosi pronarin e një mobilierie për t’i dhënë 4 mijë euro. Ai u arrestua në flagrancë teksa merrte paratë në mobilieri
Gjithashtu, po punohet për kapjen e një 23-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin, për të kanosur pronarin e mobilierisë.
Policia ka sekuestruar shumën e parave, 2 celularë, si dhe 2 automjete dhe 1 motomjet në përdorim nga 2 shtetasit e implikuar në këtë rast./abcnews.al