Përkthyesi dhe shkrimtari i nderuar, Edmond Tupja ka treguar se njohjen me Francën e pati në diktaturë. Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, ai rrëfeu herën e parë kur vajti në shtetit francez dhe kuptoi që atje kishin shumë kuriozitet. Sakaq, Tupja theksoi se atje u emancipua dhe në aspektik erotik, pasi njohi vajza të lira.
Ndër të tjera, profesori zbuloi se edhe emrin ia kishte ngjitur mamaja e tij pasi dashuruar me personazhin e Kontit të Monte Kristos.
“Më bëri përshtypje gjallëria që kishin qytetet. Ne ishim mësuar me një makinë që kalonte një në çerek ore dhe ajo ishte kamion. Aty pash njerëzit shumë të sjellshëm dhe një i panjohur të fliste. Pash një botë tjetër, pastaj mirësjellja, kishin interes për Shqipërinë, pyesnin, na ngatërronin me Libanin, ‘Albane-Libane’. Ne i sqaronim dhe u përshtatëm. Mësimi frengjisht ishte shumë i bukur. Unë vetëm flisja frengjisht, shikoja filma frengjisht, hyja në bisedë nëpër dyqane me shitësen, lexoja pafund.
Njoha dhe një vajzë franceze atje, u emancipova dhe nga pikëpamja erotike. Por kishte një gjë, në këtë rrugë më hodhi im më. Ajo më tregonte mua ngjarje nga lufta Nacional Çlirimtare, por dhe nga librat që kishte lexuar. Kur ishte vajzë e re dhe i ati ishte tregtar në Selanik, im më kishte lindur atje, por shqiptare puro, kishte lexuar romane atje, Kontin e Monte Kristos dhe aty më gjeti dhe emrin tim Edmond”, tregoi ai./abcnews.al