Përkthyesi dhe shkrimtari i njohur, Edmond Tupja ka bërë një rrëfim shumë të ndjerë në emisionin “Pas Mesnate”, ku është kthyer pas në kohë. Ai ka treguar se si ka ardhur dëshira për t’u marrë me gjuhën shqipe, duke frymëzuar nga babai i tij që në moshë të vogël.
Ndërsa, sa i përket dashurisë për frengjishten dhe kulturën franceze, Tupja ka deklaruar se ishte pikërisht profesori i tij i frengjishtes në gjimnaz, Mahmut Borati.
“Meritën e ka im atë që ishte gazetar dhe ka botuar dhe dy libra të vegjël me tregime… Nga jeta e tij kryesisht tregime të kohës së luftës nacionalçlirimtare, se ka qene partizan babai im. Në këtë luftë, ai u njoh dhe me nënën time. Kishte mbaruar Normalen në Elbasan dhe shkruante shqip dhe fliste shqip, dinte dhe italisht, merrte vesh dhe ca frengjisht. Më orientonte si të shkruaja. Unë lexoja shumë libra dhe një ditë të bukur e pash veten duke shkruar një përrallë. Isha në klasë të tretë a të katërt…
Në shkollë bënim rusisht dhe nuk isha keq se kam arritur të lexojë librin Zhan Darka të Mark Tuenit në rusisht me ndihmën e fjalorit. Kisha nusen e xhaxhait mësuese rusishte dhe ajo arriti të më mësojë disa gjëra që përpara se ta filloja rusishten unë, kisha mësuar disa poezi dhe mbeti rusishtja. Pastaj, im atë më kishte folur për revolucionin francez dhe në vitin e tretë në gjimnazin ‘Qemal Stafa’ u fut dhe një gjuhë e tretë. Unë mora frengjishten dhe pata një profesor fantastik, Mahmut Bobrati”, u shpreh Tupja./abcnews.al