EMRI/ Vodhi një shumë parash në një automjet të parkuar, arrestohet 36-vjeçari në Vlorë

schedule13:46 - 20 Maj, 2024

schedule 13:46 - 20 Maj, 2024

Vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga shtetasi Amaraldo Çela, me precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim.

Sakaq, janë sekuestrohen një shumë parash dhe sendet e vjedhura nga ky shtetas.

Njoftimi i Policisë:

Vodhi një shumë parash dhe sende personale, në një automjet të parkuar, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

I arrestuari, me precedentë të mëparshëm për të njëjtin krim.

Sekuestrohen një shumë parash dhe sendet e vjedhura nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e një shtetasi kosovar, të parkuar në zonën e Lungomares, ishin vjedhur një shumë parash dhe çanta e tij me sende personale, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 20”. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

36 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 36-vjeçarit, një shumë parash (euro dhe lekë), dokumentet dhe sendet e tjera të vjedhura nga automjeti i shtetasit kosovar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!