Rrëzimi i helikopterit të Ebrahim Raisit, presidenti iranian dhe personat në bord kanë vdekur

schedule07:09 - 20 Maj, 2024

schedule 07:09 - 20 Maj, 2024

Presidenti iranian Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian dhe personat e tjerë që ndodheshi në bordin e helikopterit të rrëzuar në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor kanë vdekur.

Media shtetërore iraniane Press TV dhe agjencitë e lajmeve Tasnim dhe Mehr raportuan se të gjithë personat në bord kanë ndërruar jetë. Reuters raportoi gjithashtu vdekjen e presidentit, duke cituar një zyrtar të lartë.

“Presidenti Raisi, ministri i jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter u vranë në përplasje”, tha zyrtari për Reuters, duke kërkuar të mos përmendet emri për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Iranit, Pir-Hossein Kolivand, tha më herët të hënën se nuk kishte shenja jete të atyre që udhëtonin në bordin e helikopterit. Helikopteri me nëntë persona hasi probleme në mjegull të dendur ndërsa kthehej nga një udhëtim në kufirin Iran-Azerbajxhan, thanë zyrtarët iranianë të dielën.

Televizioni shtetëror raportoi se imazhet nga vendi treguan se helokopteri u përplas në një majë mali, megjithëse nuk kishte asnjë fjalë zyrtare për shkakun e rrëzimit. Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA raportoi se Raisi po fluturonte me një helikopter Bell 212 të prodhuar në SHBA.

Raisi, 63 vjeç, u zgjodh president në vitin 2021 dhe që kur mori detyrën ka urdhëruar një shtrëngim të ligjeve të moralit, ka mbikëqyrur një goditje të përgjakshme të protestave antiqeveritare dhe ka shtyrë fort në bisedimet bërthamore me fuqitë botërore./abcnews.al