Laçi mbetet në Kategorinë Superiore. Falë përvojës dhe faktorit fushë, “Kurbinasit” mposhtën 3-1 në kohën shtesë Flamurtarin në finalen për qëndrimin në elitë, duke mbyllur me objektivin minimal një sezon me shumë ulje-ngritje. Në stadiumin e Laçit u zhvillua një ndeshje me emocione, me kohën e rregullt që u mbyll në barazim 1-1.
Në fundin e pjesës së parë e zhbllokoi rezultatin braziliani William Cordeiro Melon, që finalizoi me gol një skemë të mirëmenduar të skuadrës së Cungut. Në minutën e 64′-t autogoli i Dajkos ktheu baraspeshën në rezultat. Në minutat e mbetura të kohës së rregullt nuk pati ndryshim rezultat.
Diferenca u bë në kohën shtesë me dy golat të Laçit, i pari i shënuar nga William Cordiero Melo me 11-metërsh, ndërsa të sigurisë e shënoi Mjaki në të 117′-tën, duke siguruar kështu qëndrimi për një tjetër sezon në elitën e futbollit shqiptar. /i.m /abcnews.al