Një gjykatë ruse ka konfiskuar asete në vlerë prej 463 milionë euro (503 milionë dollarë) që i përkasin bankës italiane UniCredit. Gjykata e Arbitrazhit e Shën Petersburgit po zhvillon procedurat e kompanisë RusHimAlyans në pronësi të Gazprom kundër bankës UniCredit.
Asetet, sipas vendimit të gjykatës ruse, përfshijnë letra me vlerë, pasuri të paluajtshme dhe mjete në llogarinë e bankës. Më herët, kompania në pronësi të Gazprom ka ngritur një padi kundër Deutsche Bank dhe Commerzbank.
UniCredit ishte ndër garantuesit e kontratës me kompaninë gjermane Linde për ndërtimin e një fabrike të përpunimit të gazit natyror në Rusi, e cila u ndërpre për shkak të sanksioneve. /abcnews.al