Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lordi Cameron në Tiranë/ Vizitë javës tjetër, në fokus emigracioni dhe antikorrupsioni

schedule13:09 - 19 Maj, 2024

schedule 13:09 - 19 Maj, 2024

Lordi David Cameron do të vizitojë Tiranën në 22 Maj. Sekretari i jashtëm britanik do të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama, Presidentin Begaj dhe Ministrin e jashtëm Hasani, për të diskutuar për marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Sërish në fokus do të jetë ndalimi i emigracionit të  paligjshëm, thuajse dy vite pas arritjes së marrëveshjes për kthimin e menjëhershëm të qytetarëve shqiptarë ilegalë nga Britania e Madhe.

Cameron do të shpallë po ashtu një program për antikorrupsionin dhe luftën kundër krimit të organizuar për sistemin gjyqësor, e cila do t’i shërbejë të dyja vendeve.



Po ashtu, Mbretëria e Bashkuar do të vijojë mbështetjen për forcat e Policisë shqiptare, në kuadër të zbatimit të reformave për vendin tone.

Disa ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak për raportet dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Anglisë.

Britania ka njoftuar një plan ndërkombëtar, në luftën ndaj emigracionit të paligjshëm, pjesë e të cilit janë bërë 19 shtete. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!