Moti i ngrohtë ka shtuar fluksin e shqiptarëve të Kosovës që kanë udhëtuar drejt bregdetit shqiptar.
Në pikën Kufitare të Morinës gjatë së shtunës ka pasur fluks të lartë qytetarësh e mjetesh edhe pse nuk është ndjekur procedura e zakonshme e kontrollit. Policia kufitare e Shqipërisë dhe Kosovës kanë zbatuar procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas protokollit ndërqeveritar.
Kalimi në Pikën Kufitare të Morinës do të jetë me procedura të lehtësuara në 9 muaj të vitit dhe në fundjavat e festave. Më herët kjo periudhë e lehtësimit të lëvizjes ishte në 4 muajt e verës.