Vriten tre turistë spanjollë në Afganistan

schedule09:30 - 18 Maj, 2024

schedule 09:30 - 18 Maj, 2024

Tre turistë spanjollë dhe një afgan u qëlluan për vdekje në Bamiyan.

Bamiyan është një qytet që vizitohet shumë nga turistë të huaj. Sipas mediave të huaja ky është sulmi është i pari kundër turistëve të huaj në Afganistan që nga kthimi i talebanëve më 15 gusht 2021.

“Tre të huaj dhe një afgan u vranë, nga të shtënat me armë zjarri”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Abdul Mateen Khani. Në Madrid, një burim i AFP në ministrinë e jashtme të Spanjës konfirmoi se të tre të huajt që vdiqën kishin nënshtetësinë e mbretërisë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!