Ekonomia shqiptare parashikohet të vijojë të ketë ritme të kënaqshme rritjeje edhe përgjatë këtij viti.
Drejtori i politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli thekson se turizmi dhe investimet e bizneseve do të jenë shtysa kryesore për ekonominë edhe gjatë këtij viti.
Uljen e inflacionit nën objektivin e bankës së Shqipërisë e shpjegon me frenimin e ndjeshëm të çmimeve të shportës ushqimore.
Gjatë muajit prill inflacioni në vend preku nivelin 2.1 % nga 3% që është objektivi I Bankës së Shqipërisë./abcnews.al