“Takimi i Ramës në Athinë, historik”, Kuko: Dha mesazhe miqësore, por dinjitoze dhe të barabarta

schedule22:15 - 15 Maj, 2024

schedule 22:15 - 15 Maj, 2024

Zëvendës ministrja e Brendshme, Romina Kuko e cilësoi si historik takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi. E ftuar në “Bardh a Zi”, ku u diskutua për këtë takim, Kuko tha se kreu i qeverisë shqiptare dhe mesazhe miqësore me Greqinë, të cilat ishin dinjitoze dhe të barabarta.

“Ishte takim historik dhe të gjithë jemi dakord. Pasi të ketë kaluar pak kohë do të kemi mundësi që t’i nxjerrim mesazhet dhe t’ju referohemi këtyre mesazheve. E treta, që është shumë e rëndësishme, është që ndoshta për herë të parë shqiptarët e Greqisë e ndjenë për herë të parë atë që mendonin vetë, që janë qytetarë të barabartë, dinjitozë.

Kemi qenë vetë në emigracion, e di shumë mirë se sa i denjë je dhe sa inat të vjen kur nuk të japin atë që meriton. Kështu që edhe për mesazhet politike që përcolli edhe ndaj qeverisë greke, dhe për çështjet, jo më kot, lamë një pusullë, por ishte gjithë fjalimi dhe teza dhe mesazhet ishin miqësore, por ndërkohë dinjitoze dhe të barabarta.

Le të presim të kalojë pak ky polarizimi i entuziazmit dhe më pas do të shohim se ishte një vizitë historike. Një kapitull i ri që do të japë frutat”, tha Kuko./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!