Disa pamje të reja të publikuara nga mediat e huaja thuhet se tregojnë një aeroplan të Delta duke shpërthyer në flakë pasi u ul në aeroportin Seattle-Tacoma të hënën, më 6 maj.
Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë pjesën e përparme të Airbus A321neo duke lëshuar zjarr dhe tym pas fluturimit nga Kankun, Meksikë. Siç bëhet e ditur më tej, të gjithë 189 pasagjerët u nxorën me shpejtësi përmes daljes së urgjencës në krah.
Ashwin Menon, një pasagjer kujton se kishte dëgjuar stjuardesat duke thënë: “Leni gjërat tuaja dhe shkoni te daljet”.
“Mendoj se njerëzit iu përgjigjën me panik…”, tha Menon. “Por në përgjithësi ishte një proces mjaft i qetë evakuimi”.
Një zëdhënës i aeroportit zbuloi konfirmoi incidentin ndërkohë që Administrata Federale e Aviacionit tha se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një “njësi e energjisë tokësore”. Nuk pati lëndime të mëdha si rezultat i incidentit, megjithëse Menon tha se pa disa njerëz që u lënduan ndërsa po zbrisnin në “rrëshqitësin e urgjencës”.