Ministri i Brendshëm Taulant Balla në Konferencën Ndërministeriale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, “Bashkëpunimi për Sigurinë dhe Flukset migratore përmes Ballkanit Perëndimor”, deklaroi se është e rëndësishme është që të ketë bashkëpunim rajonal të më gjerë në luftën kundër krimit të organizuar.
Në shtator 2023 u mblodhëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Kemi dakordësuar të kemi një qasje më të fortë në menaxhimin e kufijve.
Le të konfirmojmë edhe sot përpjekjet për një rajon më të qëndrueshëm dhe për bashkëpunim të thelluar. Bashkë mund të ndërtojmë një të ardhme ku siguria dhe prosperiteti janë garanci për qytetarët tanë”, u shpreh Balla.
/abcnews.al/