Pas 24 orësh pas takimit të kreut të qeverisë, Edi Rama me emigrantët në Athinë, Ilir Meta e komentoi me tone xhelozie, kartolinën që erdhi prej kryeqytetit grek të dielën.
“Tallavaja më e fundit që u shndërrua në një furtunë memesh anembanë globit që nuk çudit askënd.”
Ai nuk iu referua mesazheve që përcolli kryeministri në Athinë por qëndroi tek elementet e dukes, duke komentuar madje dhe muzikën.
“Është një rast i qartë i shpërdorimit të pozitës së kryeministrit për qëllime partiake dhe abuzive duke shkuar me të gjithë administratën. Ishte e pamundur që koha të kalonte pa këngëtarët, ky ishte i vetmi element pozitiv për ata pak shqiptarë që shkuan në atë tallava”
Por pavarsisht kritikës në fakt duket se vetë Meta po planifikon që të nis një tur me diasporën shqiptare në Europë.
“Mezi po presin çunat në Angli, Uells, lërë në Glasgou. Javë shumë e rëndësishme për ne. Ka një shpërthim të diasporës dhe ne kemi një organizim të ri, do ketë shpërthime ne Athinë, Selanik, gjithandej. Ata e dinë shumë mirë kush i ka përzënë dhe kush do i kthejë në vendin e tyre.”