Ish-kandidati për deputet, PASOK, Fatos Malaj në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC Neës, foli për mesazhet e dhëna nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit të këtij të fundit me shqiptarët e Greqisë në Athinë.
Malaj e quajti vizitën e Ramës si madhështore, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë i rriti vlerat emigrantëve.
Sakaq u ndal të mesazhet e kryesocialistit, ku tha se mesazhet ishin shumë të qarta.
“Sot emigrantët nuk janë më emigrantë të zakonshëm, sot kanë evoluar në shoqërinë greke, janë integruar në shoqërinë europiane. Rama sot përdori termin jeni qytetarë europianë, pra keni hyrë në BE. Gjatë fjalës së tij, kryeministri I ngriti vlerat emigrantëve, gjatë gjithë lobimit shumë vjeçar për hyrjen e Shqipërisë në BE, sot kërkon ndihmën e emigrantëve. Pra janë partneri i dytë i kryeministrit që së bashku me ta të gjendet zgjidhja për hyrjen në BE.” –u shpreh Malaj, ndërsa komentoi edhe zhvillimet në rajon.
Duke u ndalur të ligji I luftës të cilin Greqia vijon ta mbajë në fuqi me Shqipërinë, Malaj u shpreh se
“Nuk shoh se do ketë më probleme për emigrantët shqiptarë në Greqi. Si për ligjin e luftës që është diçka absurde. Shpresoj, diskutohet prej shumë vitesh kohët e fundit se do gjendet mënyra për ligjin e luftës. Shqiptarët tashmë në Greqi janë integruar, edhe për problemet e vogla që mund të dalin, mesazhi I kryeministrit ishte I qartë kur tha se nuk mund të digjet jorgani për një plesht.” vijoi më tej Malaj.
/abcnews.al