“Siljanovska, mesazh të qartë”/ Hyseni: Pritet tensionimi i marrëdhënieve mes Shkupit dhe Athinës

schedule16:39 - 12 Maj, 2024

schedule 16:39 - 12 Maj, 2024

Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si gruaja e parë presidente e Maqedonisë së Veriut prej pavarësimit të vendit në vitet ’90, pasi i fitoi zgjedhjet presidenciale më 8 maj.

Pasi u betua gjatë një seance para përbërjes në largim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Davkova, megjithatë, gjatë fjalimit të saj e shmangu fjalën “e veriut” në emrin e shtetit, ashtu siç kishte paralajmëruar gjatë fushatës së saj.

Analisti Blerim Hyseni në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Balkan Update” në ABC News, tha se mesazhi i Siljanovskës është i qartë dhe se ritet tensionim I marrëdhënieve mes Shkupit dhe Athinës.

“Mesazhi i dhënë nga Siljanovska është i qartë. Marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit do të përkeqësohen. VMRO ka deklaruar se nuk i intereson që këto marrëdhënie të ecin mirë. Nga VMRO nuk pritet risi tjetër përveç kësaj, duke hapur plagët e vjetra, rrezikon të hapësh të reja. Ritet tensionimi i  marrëdhënieve mes Shkupit dhe Athinës.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!