Një pritje madhështore kanë bërë emigrantët shqiptarë në Athinë për kryeministrin Edi Rama. Stadiumi Galatsi është ‘pushtuar’ nga shqiptar dhe është veshur me kuq e zi.
Kryeministri Rama falënderoi shqiptarët për pritjen e tyre. Gjatë fjalës së tij Rama falënderoi emigrantët shqiptarë, ndërsa drejtuar atyre tha se janë bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut në këtë pjesë të Europës.
Gjithashtu Rama nuk la pa kujtuar edhe kritikat e shumta që ka marrë lidhur më këtë aktivitet të zhvilluar në Athinë. Ai shtoi se qëllimi i kësaj vizite nuk është takimi me ‘shërbëtorët’ e dikurshëm, por të çmallet me të zotët e barabartë të shtëpisë
‘Mirë se ju gjej në shtëpinë tuaj të dytë. Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse. Entuziazmi jua më përul. Jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Jeni bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Europës’, tha ai