Kryeministri Rama ka ndarë pamjet nga stadiumi Galatsi në Athinë. Mijëra qytetarë kanë mbushur stadiumin, ndërsa mbizotëron flamuri shqiptar.
Nën ritmet e muzikës shqiptare, qytetarët, brohorasin, ‘Kuq e Zi’.
Rama ka mbërritur në Athinë i shoqëruar nga afërsisht 150 persona, midis tyre janë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë.
Vizita e kreut të qeverisë shqiptare vjen në kuader të procesit tëe rienergjizimit të Partisëe Socialiste dhe ka në fokus forcimin e lidhjeve me bashkëatdhetarët.
/abcnews.al/