VLORË- Këto janë pamjet e arrestimit të personit, i cili dyshohet se është autori, që grabiti çiftin italian pasditen e djeshme në Lungomare në Vlorë ku i vodhi 2500 euro dhe sende të tjera personale.
Burime nga policia konfirmojnë se shtetasi Elvis Myrtaj, i cili përfitoi nga amnistia rreth 10 ditë me parë i është rikthyer sërish zanatit të vjetër duke vjedhur.
Policia i ka bërë thirrje të ndalojë dhe personi ka braktisur makinën “Fiat Punto” e marre me qira dhe është larguar me vrap në lagjet e Vlorës.
Pasi janë vënë në ndjekje policia e ka arrestuar pas 30 minutash. I riu, i cili u arrestua po merret ne pyetje nga policia./abcnews.al