Protestë kundër Tesla-s në Gjermani/ Qindra protestues kundërshtojnë zgjerimin e fabrikës

schedule14:48 - 11 Maj, 2024

schedule 14:48 - 11 Maj, 2024

Qindra protestues kundërshtuan zgjerimin e një fabrike Tesla pranë Berlinit, me disa prej tyre u përpoqën të sulmonin objektin e prodhimit të automjeteve elektrike.

Siç shihet edhe në pamje, demostruesit me kapele dhe maska blu u përfshinë në përplasje të dhunshme fizike me efektivat e policisë, të cilët përdorën spraj lotsjellës për të zmbrapsur turmën, teksa janë raportuar disa të lënduar dhe të tjerë kanë rënë në pranga.

Autoritetet shtuan se janë dëmtuar me bojë dhe mjete piroteknike disa makina të markës që ndodheshin aty pranë. Organizatorët argumentojnë se zgjerimi do të dëmtonte mjedisin, pasi përdoret sasi e mëdha litiumi, që është një burim kyç për bateritë e automjeteve elektrike.

Protestuesit e kanë nisur aksionin që në shkurt, kur qyteti ku ndodhet fabrika votoi kundër planeve në një referendum që nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm. Që atëherë u vendosën në një kamp pranë godinës.

I njëjti objekt u mbyll për një javë në mars, pasi iu ndërpre energjia për shkak të një zjarrvënie. Një grup demonstruesish morën përgjegjësinë mbi ngjarjen duke bërë thirrje për shkatërrim të plotë të gjithë kompanisë.

Tesla deklaroi në të kësaj jave tha se do ta mbyllte fabrikën për një ditë të premten, por pa specifikuar arsyet.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!