Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase që u gjetën pa jete në një apartament mesditën e 10 majit në Tiranë.
Gjatë dëshmisë në polici, shoqja e tyre Yeva Vorona ka treguar se një natë më parë ato kanë organizuar një feste me alkool dhe muzikë në një nga lokalet e natës në kryeqytet. Më pas kanë shkuar në banesën në rrugën e Dibrës dhe dyshohet se kanë humbur jetën në gjumë. Trupat e pa jetë u gjeten brënda në apartamentin që ato kishin marë me qira, njëra në sallon dhe tjetra në dhomën e gjumit.
Sipas Policisë së Tiranës, Antonina Kozachenko 25 vjeçe dhe Anastasia Lopukhova 40 vjeçe, dyshohet se kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike. Dy ukrainaset kanë mbërritur në Tiranë në fillim të majit, ndërsa shoqja e tyre qëndronte në banesën e marrë me qira në zonën e selvisë prej afro një muaji.
Sipas nje denoncimi te bere ne polici, dy viktimat pak ditë më parë kishin kërkuar në një farmaci ilace kundër ankthit dhe depresionit Xanax dhe Tramadol, por farmacistja nuk ua kishte dhëne pa recetë mjekësore. Në këto kushte ato e kanë ofenduar dhe janë konfliktuar me farmacisten e cila më pas i ka kallëzuar në polici.
Policia dyshon se vajzat ukrainase ofronin shërbime seksuale kundrejt pagesave apo të njohura ndryshe si eskortat, dhe po punon për të zbuluar nëse I përkasin ndonjë rrjeti prostitucioni./abcnews.al