Mbi 110 të vdekur nga përmbytjet në Brazil

schedule18:57 - 10 Maj, 2024

schedule 18:57 - 10 Maj, 2024

Shirat janë rikthyer në Rio Grande do Sul të premten, derisa numri i të vdekurve nga përmbytjet historike në shtetin më jugor të Brazilit arriti në 113, sipas autoriteteve lokale.

Stuhitë dhe përmbytjet që godasin shtetin, shtëpia e rreth 10.9 milionë njerëzve, kanë lënë gjithashtu më shumë se 337,000 të zhvendosur, ndërsa 146 persona të tjerë janë ende të pagjetur, kanë thënë zyrtarë të mbrojtjes civile, raporton Reuters.

Shirat e dendur kanë bërë që disa lumenj dhe liqene në rajon të arrijnë nivelet më të larta ndonjëherë, ndërsa përmbytjet bllokuan rrugët dhe ndërprenë logjistikën, duke shkaktuar mungesë të mallrave thelbësore në zona të caktuara.

Parashikuesi i motit MetSul ka thënë se shumica e qyteteve të Rio Grande do Sul duhet të kenë shira të premten, duke shtuar se ekziston një “rrezik i lartë stuhish”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!