“Vajzat ukrainase u gjetën të vdekura nga shoqja e dhomës”, detaje nga ngjarja e rëndë: Shtëpinë e kishin marrë me qira ditore

schedule15:28 - 10 Maj, 2024

schedule 15:28 - 10 Maj, 2024

Gazetari Ervin Leka ka dhënë detaje të reja për ngjarjen e rëndë të kësaj të premte në kryeqytet.

Ai ka thënë për “News Hour” se dy vajzat ukrainase u gjetën pa shenja jete në dhomën e tyre nga shoqja e dhomës. Ndërsa, në vendin e ngjarjes u gjenden dhe disa ilaçe me përmbajtje lëndësh narkotike, të cilat dyshohen se kanë sjellë dhe vdekjen e 25-vjeçares dhe 40-vjeçares.

Sakaq, blutë kanë shoqëruar në polici shoqen e dhomës, e cila sipas proceduarave pritet të merret në pyetje.

Më tej, gazetari Leka raportoi se vajzat apartamentin e kishin marrë me qira ditore dhe si pasojë banorët e lagjes nuk kishin një njohje. Si pasojë, nuk kanë dhënë dëshmi të qartë.

Një nga vajzat kishte 2 muaj që kishte ardhur në Shqipëri, ndërkohe dy të tjerat kanë ardhur javët e fundit. Në këto ambiente kishte rreth 1 jave që ishin vendosur. Shoqja e tyre qe i ka gjetur, ka treguar që kanë konsumuar lëndët narkotike. Pasi është zgjuar, ka gjetur dy shoqet e saj të vdekura brenda banesës.

Rezulton se dy ukrainaset kanë hyrë në Shqipëri me datën 1 Maj./abcnews.al