“Po i vuri një qëllim vetes ia arrin dhe në fund rezultoi që ky ishte një qëllim që i kishte vendosur vetes”, kështu është shprehur Jona Spahiu për bashkëshortin e saj. E ftuar në “Soiree”, Jona ka folur për njohjen me bashkëshortin Frenkli Ymerin. E pyetur se kush e ka hedhur hapin i pari , Jona nuk ka ngurruar të tregojë natyrën e saj të revervuar. “Frenkli normalisht. Kush do ta besonte prej meje që Jona e rezervuar të hidhte hapin e para”, është shprehur Jona Spahiu.
“E shihja shpesh në punë kur ai s’duhet të ishte në punë në fakt dhe se dija se çfarë bënte aty rreth e rrotull, paradite, pasdite, kishte emision, s’kishte emision, kishte ndeshje, s’kishte ndeshje. Unë përplasesha me të tek garderoba, tek grimi, nëpër shkallë. Ishte e çuditshme, si ka mundësi po më ndodh”, – ka treguar Jona. E pyetur sesi Frenkli e shprehu pëlqimin për të dhe Jona ka treguar se ajo ishte një qëllim që ai i kishte vendosur vetes dhe që e arriti, tha Jona Spahiu./abcnews.al