Fiton VMRO, por BDI partia e dytë, “Fronti Europian” i Ali Ahmetit fiton 19 deputetë

schedule17:22 - 9 Maj, 2024

schedule 17:22 - 9 Maj, 2024

Opozita në Maqedoninë e veriut fitoi zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale qe u mbajtën të mërkurën në ketë vend.

VMRO DPMNE arriti te kryesoje bindshëm ne garën për parlamentin e ri duke siguruar 58 deputete ne parlamentin me 120 vende.

I dyti në zgjedhje u rendit Fronti Evropian një koalicion partish shqiptare i drejtuar nga Ali Ahmeti i cili mori 19 vende në parlament.

Kjo konsiderohet një fitore e rëndësishme e bllokut te partive shqiptare qe arriti te pozicionohet i dyti ne ketë gare.

Në një postim në rrjete sociale, Ish kandidati për president nga “Fronti Evropian”, e cilësoi këtë një fitore me te thelle se ajo e 4 viteve me pare. “Fitore dyfishi më e thellë se në 2020. Atëherë 15 me 12, tani 19 me 13!”, shkruan Bujar Osmani në postim.

Për herë të parë në historinë moderne të Maqedonisë së Veriut, një grupim partish shqiptare lë pas një nga partitë maqedonase më të mëdha siç është LSDM, e cila kalon në opozitë pas 7 vjetësh qeverisje.

LSDM një parti me qasje proeuropiane dhe për një shtet multietnik u vu në shënjestër të akuzave se fundi nga opozita dhe mbështetësit e saj pas marrëveshjes me Greqinë në vitin 2018 për ndërrimin e emrit të shtetit nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut, si dhe për pranimin e një marrëveshjeje me Bullgarinë, për ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në të si popull shtet-formues.

Qasjet e VMRO DPMNE ndaj marrëdhënieve rajone në Ballkani dhe integrimit të Shkupit në BE janë parë me shqetësim nga Brukseli.

Komisioneri i zgjerimit te bashkimit evropian Oliver Varheley uroi Siljanovska Davkovën për portin e ri te presidentes se vendit, por theksoi domosdoshmërinë për vazhdimin e reformave për të ecur para me negociatat e anëtarësimit

Ndërkaq në fjalimin e parë, pas fitores, Gordana Silanovska-Davkova, tha se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike apo partiake.

“Nga ky moment do të sillem si presidente e të gjithë qytetarëve, të gjitha grupeve etnike, të gjithë anëtarëve partiakë, atyre që nuk janë në parti… sepse presidentja nuk mund ta bashkojë popullin dhe të kërkojë unitet nëse mban vija partiake”, ka thënë Gordana Silanovska-Davkova.

Një mesazh e pati dhe për fqinjët

“Duhet të fillojmë ta kuptojmë njëri-tjetrin, ta ndihmojmë njëri-tjetrin, të mos kërkojmë veto, por të kërkojmë mbështetje. Rrugët e mia së pari çojnë në Ballkan, dhe, natyrisht, as Brukseli nuk është jashtë”, shtoi ajo.

Kur rezultati i votimeve u duk qarte presidenti ne detyre Stevo Pendarovski pranoi humbjen përballë Gordana Silianovskës dhe shprehu keqardhje që projekti i tij për Maqedoninë multietnike dhe europiane nuk ishte mbështetur nga shumica.

/abcnews.al/