Shqipëria ka shërbyer si shembull i tolerancës në bashkëjetesën mes besimeve të ndryshme fetare.
Në ceremoninë e ndarjes së Çmimit të “Karlit të Madh” për vitin 2024 në Gjermani, Kryeministri Edi Rama ka ndarë historinë e vendit tonë dhe ka bërë thirrje për përkushtim dhe angazhim.
“Jam me fat që vij nga një vend që krenohet nga fryma e tolerancës shoqërore, me bashkëjetesën e ndërsjellë të besimeve të ndryshme fetare, myslimane, ortodokse, madje dhe ateiste. Shqipëria një vend me shumicë myslimane ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj në fund të luftës së dytë Botërore përpara se të niste”, u shpreh Rama.
Prej më shumë se shtatë dekadash ky çmim ka nderuar individë dhe institucione që kanë kontribuar në bashkimin dhe përparimin e Evropës, ndërsa këtë vit është vlerësuar Presidenti i Konferencës së Rabinëve të Evropës, për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin e dialogut dhe tolerancës ndërmjet komuniteteve të ndryshme fetare në Evropë.
“Janë tashmë jo vetëm tensione filozofike por çështje duhet të përballemi politikisht. Shfaqet në rrugë, parlamente, midis qeverive. Unë besoj se duhet t’i rezistojmë tundimit se është temë komplekse për ne që të merremi. Të tolerosh të keqen, rrezikon ta lejosh që të shumëfishohet. Si mundet dikush ta shohë djallit në sy, pa mundur t’i ngjajë atij? Toleranca ka qenë e mbështetur në epërsinë e civilizimit. Karli i Madh luajti rol kyç në formësimin e historisë. Ai ishte jo vetëm strateg, por ai që propozoi shkëmbimin kulturor. Emri i tij lidhet me vlerat humaniste”, ka thënë Rama.
Më herët me këtë çmim janë vlerësuar presidenti ukrainas, Volodymir Zelesnky, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe Papa Françesku.
/abcnews.al

