Tentoi t’i ikte policisë gjatë një kontrolli, arrestohet 57 vjeçari shqiptar në Itali. Rezultoi se ishte dëbuar nga vendi

schedule12:58 - 8 Maj, 2024

schedule 12:58 - 8 Maj, 2024

Një 57 vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ishte dëbuar nga Italia në vitin 2022. Policia e vuri në pranga pas një kontrolli në rrugë në La Spezia. Teksa po ngiste një vespa, shqiptari ka tentuar të largohet me shpejtësi kur ka vënë re prezencën e policisë.

Policia e ndoqi 57 vjeçarin, i cili kreu një sërë shkeljesh rrugore në tentativë për të ikur. Pasi e ndaluan, policët zbuluan se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër dëbimi në vitin 2022 dhe ndalim kthimi në Itali për 5 vitet në vijim.

Burri rezultoi se ishte dënuar për krime të rënda si dhuna seksuale, rrëmbim, skllavërim dhe shfrytëzim prostitucioni. 57 vjeçari u arrestua dhe tani rrezikon deri në 4 vite burg dhe një urdhër të ri dëbimi me shoqërim të menjëhershëm në kufi./abcnews.al