Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Më ofroi 130 mijë dollarë”, Stormy Daniels pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me Trump

schedule08:58 - 8 Maj, 2024

schedule 08:58 - 8 Maj, 2024

Stormy Daniels është gruaja e cila mund të “shkatërrojë, ish-presidentin amerikan, Donald Trump. Prezenca e saj në gjyqin penal ndaj Trump, krijoi kaos në sallë dhe një përballje të shumëpritur mes ish-presidentit amerikan dhe yllit të filmave për të rritur me të cilin ish-presidenti ka kryer marrëdhënie seksuale.

Stormy Daniels pranoi para trupit gjykues se i janë ofruar 130 mijë dollarë nga ish-avokati i Donald Trump, Michael Cohen, në këmbim të heshtjes së saj gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të vitit 2016. Ndërsa ajo fliste, Trump u mbështet në karrigen e tij dhe vetëm e vështronte.

“Trump e takova për herë të parë në vitin 2006. Unë isha 27 vjeçe, ndërsa ai në moshën e babait tim. Me modelim jam marrë që në moshën 21-vjeçare. Unë iu prezantova atij si regjisore dhe më tha që dukesh e zgjuar. Kam kryer marrëdhënie me të në kohën kur ai ishte i martuar me Melanian. Trump dhe Cohen më ofruan 130 mijë dollarë.



Por mua nuk më interesonte shuma, pasi në atë periudhë isha në gjendje të mirë financiare”, tregon Stormy.

Daniels i tha jurisë së Nju Jorkut se u rrit si vajza e një nëne beqare me të ardhura të ulëta, e cila ishte larguar për ditë të tëra dhe filloi të punonte në klube striptizmi dhe në industrinë e pornografisë përpara se të takonte Trumpin në një turne golfi.

Trump ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie seksuale me Daniels. Sipas Daniels, ajo dhe Trump mbajtën kontakte dhe më pas u takuan përsëri në një shtëpi njëkatëshe në hotelin Beverly Hills në Los Anxhelos, ku ajo priste të diskutonte një premtim që Trump bëri për ta marrë atë në spektaklin e sukseshëm të NBC News.

Ata nuk kryen marrëdhënie, sipas Daniels, dhe Trump më vonë i telefonoi për ta informuar se nuk do të ishte në shfaqje. Ishte hera e fundit që ata panë njëri-tjetrin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!