Alfi Idrizaj është 6-vjeçari “mbreti” i ardhshëm i ringut të boksit. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” me babain e tij, Ali, ata treguan më shumë rreth këtij sporti.
Babai zbuloi se vogëlushi e ka nisur boksit që në moshën 2-vjeçare, duke bërë stërvitjet e para.
Ndërsa, në moshën 4-vjeçare është marrë më seriozisht me boks, pasi ka krijuar një kënd të shtëpisë si vend për stërvitje.
“Unë kam parë në televizor boksin dhe më pëlqeu”, tha Alfi.
“Ka nisur stërvitjen që dy vjeç, ka pasur dhe disa pauza që nuk ka ushtruar. Nuk ka ditur mirë, por ja mësova unë. Thash më mirë që mos humbas kohën për të tjera gjëra dhe t’ia dedikoj djalit tim”, tregoi i ati./abcnews.al