Kryeministri Edi Rama në një konferencë të mbajtur këtë të martë për mediat, foli gjatë për reformën në drejtësi, dhe akuzat e shumta nga ana e opozitës për ministrat e PS.
Gjë për të cilën kryeministri Rama e bëri të qartë se kushdo që është i përfshirë në korrupsion do të përballet me ligjin.
Në një intervistë në “Special Report” në ABC News, deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj komentoi deklaratat e kryeministrit Rama duke thënë se synimi dhe angazhimi i qeverisë ka qenë mbështetja e drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
I ndalur tek rruga drejt integrimit europian, Xhafaj tha se të gjitha reformat janë të rëndësishme dhe shteti i së drejtës luan rol për t’ju bashkuar BE.
Deputeti i PS, nuk i kurseu kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke thënë se kanë një qasje hipokrite ndaj reformave në drejtësi.
“Sa herë cënohen figura të tyre atëherë fillojnë dhe sulmojnë drejtësinë. Mbetet për t’u parë se cilët elementë të opozitës do të duan të çojnë përpara reformat. Drejtësia ka parime të njohura nga të gjithë, nuk njeh krahë. Pra nuk na duhet një tjetër platformë denoncimesh apo të sharash. Ka një tendencë që të merret peng një Komision hetimor. Tani hetimet po ndodhin dhe po shkohet në masa ekstreme dhe kjo tregon që organet e drejtësisë po bëjnë detyrën. Pra pandëshkueshmëria duhet të zhduket dhe duhet të vendoset njëherë e mirë shembulli i të drejtës. Një pjesë e rezolutës thekson qartë edhe sektorët problematike, dhe duhet të gjejmë një mënyrë apo mekanizma ligjore që nuk do të lejojnë të përsëriten histori. Integrimi bë BE mbetet gjithashtu kauza më madhore dhe sfidat që kemi përpara nuk kanë të bëjnë domosdoshmëri me njërit-tjetrin por për të bërë më mirë për të përmirësuar strukturat e shtetit”, tha ai.
/abcnews.al/