Ekspertiza për vrasjen e Xhuvanit/ Arbër Paplekaj qëlloi kur pa person të armatosur përballë

schedule17:39 - 7 Maj, 2024

schedule 17:39 - 7 Maj, 2024

Grupi i ekspertëve i caktuar nga Gjykata e Apelit për zbardhjen e dinamikës së vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan ka hedhur më shumë dritë rreth përplasjes që ndodhi vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 mes anëtarëve të dy grupimeve politike.

Në seancën e së martës, grupi i përbërë nga tre ekspertë, 2 privatë dhe një i policisë shkencore, referuar analizimit të pamjeve të kamerave të sigurisë por edhe provave shkencore ka dalë në përfundimin se viktima Pjerin Xhuvani, ka pasur pranë vetes një person të armatosur që ka qëlluar me armë zjarri. Sipas ekspertëve, nisur nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje, por edhe gjurmët e barutit qe u gjeten ne rrobat e Xhuvanit provohet se ka pasur të shtëna me armë nga persona të tjerë përveç Arbër Paplekjat.

Grupi i ekspertëve, përjashtoi mundësinë që viktima Pjerin Xhuvani të ishte i armatosur, apo të kishte qëlluar me armë, por referuar pamjeve të kamerave të sigurisë provohej se ai shkoi në vendin ku ndodhi përplasja i shoqëruar me disa persona. Në lidhje me dinamikën e ngjarjes, ekspertët i thanë gjykatës se Arbër Peplekaj duket në pamje teksa tërhiqet në momentin që dy grupimet nisin të konfliktohen fizikisht duke marrë pozicion mbrojtjeje, kjo për shkak se ka identifikuar persona te armatosur nga grupi tjetër. Gjatë seancës ekspertët kanë ngritur dyshime se konflikti armatosur nisi nga krahu ku ishte pozicionuar viktima dhe sipas tyre është qëlluar me disa armë në drejtime të ndryshme.

Arbër Paplekaj u dënua me 22 vite burg nga gjykata e Elbasanit korrikun e kaluar për akuzën e vrasjes me dashje. Por përmes avokatit të tij mbrojtjes i ka kërkuar gjykatës së apelit rikualifikim te veprës penale, në vrasje ne kushtet e tronditjes se forte psikike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!