Një zyrtar palestinez i sigurisë dhe një zyrtar egjiptian i kanë thënë agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) se tanket izraelite kanë hyrë në Rafah, duke arritur në 200 metra nga vendkalimi kufitar i Rafahut me Egjiptin fqinj.
Zyrtari egjiptian i tha AP se operacioni dukej të ishte i kufizuar në shtrirje. Zyrtari, si dhe TV Al-Aqsa, deklaruan se zyrtarët izraelitë kishin informuar egjiptianët se forcat e tij do të tërhiqeshin pas përfundimit të operacionit.
Ushtria izraelite nuk pranoi të komentojë mbi inkursionin e raportuar të tankeve.
AP theksoi se zyrtari egjiptian, i vendosur në anën egjiptiane të Rafahut, dhe zyrtari palestinez i sigurisë folën në kushte anonimiteti, sepse ata nuk ishin të autorizuar të flisnin me shtypin.