Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Leverkusen drejt rekordeve, “Aspirinat” kanë 48 ndeshje pa humbje, aq sa Benfica 59 vjet më parë

schedule18:36 - 6 Maj, 2024

schedule 18:36 - 6 Maj, 2024

Një fitore e madhe, një arritje e madhe, dhe një gol i veçantë. I tillë ishte suksesi 5 me 1 i “Aspirinave” tw Xabi Alonso, nw fushwn e Eintracht Frankfurt në elitwn e futbollit gjerman, teksa sukseso që barazoi një rekord të kontinentit filloi me rrjetën e Granit Xhakës.

Shqiptaro-zvicerani me origjinë nga Kosova realizoi një gol identik si ai ndaj Serbisë në Kupën e Botës 2018 në Rusi. Festimi ishte thuajse identik si ai pak muaj më parë kur bëri gjoja si I dëmtuar. Gjithsesi, është skuadra e para, pastaj vijnë yjet, dhe ja kur Leverkusen barazoi rekordin evropian të “Shqiponjave” tw Benfica me 48 ndeshje radhazi pa humbje.

Ky rekord është vendosur 59 vjet më parë. Të besuarit e trajnerit Xabi Alonso synojnë edhe të bëhen ekipi I parë që përfundon një sezon të Bundesliga pa asnjë humbje. U mbeten edhe dy javë deri tek realizimi.



“Bild” ka këtë koment, “Ndeshja e 48-të pa humbje radhazi, por Alonso e humbi këtë herë golin e Leverkusen!” Trajneri i vitit ishte i pezulluar. Revista “Kicker” vendos foton me festimin e njohur të Granit Xhakës: “Leverkusen nuk iu drodh qerpiku as nga rotacioni dhe fitoi thellë ndaj Frankurtit të guximshëm, me rekord golash”!

“Aspirinat” kryesojnë elitwn e Bundesliga me 84 pikë, 15 më shumë sesa Bayern Munich, duke qenë kampionë prej dy javësh. Objektivi është fitorja e Kupës së Gjermanisë në finalen ndaj  Kaiserslautern në 25 maj, si dhe fitorja e UEFA Europa League, ku aktualisht kanë fituar 2-0 gjysmëfinalen e parë në fushën e “Verdhekuqve” të Roma. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!