“Do shkoj të qetësohem tek shtëpia e vëllait”/ Detaje nga komunikimi i fundit i Alma Arrazit me kunatën

schedule18:08 - 6 Maj, 2024

schedule 18:08 - 6 Maj, 2024

Zbulohen detaje nga komunikimi i fundit i 39-vjeçares, Alma Arrazi me kunatën e saj, para se të ndërmerrte aktin e ekstrem.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, thuhet se 39-vjeçarja, i ka thënë kunatës së saj se do të shkonte tek shtëpia e vëllait, ku do të qëndronte një javë për tu qetësuar.

“Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër, shtetasi E.A., i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij A.A., bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja A.A. me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën V.P., në lagjen “Iliria” Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas kanë dalë jashtë, ku shtetasja A.A. i ka thënë shtetases V.P. se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një jave tek shtëpia e tij që të qetësohej. Më pas është ndarë nga kunata, ku shtetasja A.A. bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.