Vrasja në Dropull, autori e mohon. Gruaja: Ishte i dhunshëm, kurohej për probleme të shëndetit mendor

schedule11:22 - 6 Maj, 2024

schedule 11:22 - 6 Maj, 2024

Prej të dielës kur burri i saj u vu në pranga për vrasjen e dy të moshuarve në Dropull, Eftiqi Mastora thotë se ndihet e tronditur dhe e turpëruar.

Në lot, 73 vjeçarja mohon që familja e saj të ketë pasur konflikte me bashkëfshatarët Ilia por pranon se ajo vetë herë pas herë është dhunuar nga autori Thoma Mastora.

Në dy raste ajo e ka denoncuar burrin e dhunshëm në polici.

Bashkëshortin, që thotë se është trajtuar disa herë për probleme të shëndetit mendor, nuk e ka takuar në burg dhe shprehet e vendosur për të mos pasur kurrë kontakte me të.

Eftiqi Mastora tregon se jave para ngjarjes 69 vjeçari ka marrë një kredi per të cilën ajo u informua nga punonjës të policise kur ai u vu në pranga. Nuk di të thotë nese kjo kredi ka qene arsye e krimit te rende.

Ndërkohë, në polici, autori i dyshuar i vrasjes se Kosta dhe Kleoniqi Ilia nuk e ka pranuar krimin por burime thanë se ka prova shkencore që Thoma Mastora është personi që ka qëlluar për vdekje me sende të forta cifitin e bashkeshorteve.

Në Gjirokastër mbrojtjen e Mastorës nuk e ka marrë përsipër asnjë avokat./abcnews.al