Një tjetër këmbanë alarmi për qeverinë shqiptare e cilëson ish deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku sondazhin e fundit të Bankës Botërore. Sipas tij 36.1% e bizneseve në vend ankohen për korrupsionin në administratën publike dhe atë tatimore.
Në kohën kur Lulzim Basha vijon turin e tij “Rrugëtim për Shqipërinë”, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i kujtoi qeverisë se mbi 35% e bizneseve shqiptare ankohen për korrupsion. Qëndrimin e saj Tabaku e mbështeti në sondazhin e Bankës Botërore.
Për demokratët klima e biznesit nën qeverisjen e Edi Ramës është kthyer në një ferr për biznesin e ndershëm.
Dhe alternativa e të djathtës është gati.
Gjatë turit të tij në të gjithë qarqet e vendit, kreu i demokratëve, Lulzim Basha po shpall edhe shtyllat e forta mbi të cilat do të bazohet./abcnews.al