Mbeturina të shumta, leshterikë deri edhe trungje pemësh janë sjellë nga moti i keq në bregdetin e Sarandës.
Mbetjet mësohet se kanë ardhur kryesisht nga lumi i Bistricës në derdhjen e tij në det ndërsa nga dallgët e mëdha kanë përfunduar në afërsi të plazheve.
Situata problematike është krijuar pas reshjeve me intensitet të orëve të fundit. Ende në qytet nuk ka nisur një aksion për largimin e mbetjeve të shumta në plazhet e qytetit të Sarandës./abcnews.al