Vrau çiftin në Dropull, arrestohet bashkëfshatari, Thoma Mastora

schedule15:15 - 5 Maj, 2024

schedule 15:15 - 5 Maj, 2024

Tre ditë pas vrasje së një çifti të moshuar në Dropull, Policia e Gjirokastrës ka zbardhur ngjarjen duke vënë në pranga 69-vjeçarin Thoma Mastora, si autor të dyshuar.

Krimi i dyfishtë ndodhi më 2 Maj, ku sipas verifikimeve të policisë së Gjirokastrës, 69-vjeçari Thoma Mastora, ka goditur me një levë në kokë dhe trup, fillimisht Kosta Ilia 84 vjeç, lindur e banues ne Bodrishtë dhe  në brendësi të banesës  ka goditur për vdekje Kleoniqi Ilia 88 vjeçe, lindur e banuese në Bodrishtë.

Pasi i vrau të dy të moshuarit, autori 69-vjeçar, është larguar për në banesën e tij  që ishte jo shumë larg vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Fillimisht kjo ngjarja u dyshua si një grabitje e mundshme, por pas verifikimeve nuk u gjet asnjë provë. Policia brenda banesës gjeti rreth 5 milion lekë që çifti i të moshuarve kishte të ruajtura, dhe që nuk ishin tentuar të vidheshin.

Në një deklaratë për mediat, Drejtori  i Policisë Gjirokastër Ardian Çipa dha edhe motivin e dyshuar lidhur me krimin e dyfishtë.

“Motivi për një sherr banal…..”

Mes të tjerash drejtori I Policisë së Gjirokastrës, u shpreh se autorit kishte precedentë të mëparshme penale, ndërsa shtoi se po punohet për të parë nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë krim.

“Janë pyetur 35 persona…. Me precedent në fushën e vjedhjes.”

Gjatë kontrollit të banesës së 69-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar të krimit, një sasi municioni luftarak, një mjet prerës,  dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!