Operatori i Krujës, Petrit Karaj: kam filmuar rreth 700 dasma dhe evente të tjera

schedule20:36 - 4 Maj, 2024

schedule 20:36 - 4 Maj, 2024

Petrit Karaj është një ndër operatorët e parë të Krujës. Me kamerën dhe aparatin e tij ka fiksuar momente të rëndësishme që kanë shënjuar jetën e bashkëqytetarëve.

Gjatë gjithë punës së tij ka marrë pjesë në afro 700 dasma dhe evente te ndryshme familjare.

Shumë nga dasmat që ka filmuar i ruan ende dhe sot që në rast se klientët e tij e dëmtojnë apo humbin materialin mund ta gjejnë sërish aty.

Petrit Karaj është 85 vjeç dhe ende punon. Kur e ftojnë në aktivitete apo qoftë edhe dasma nuk ngurron aspak të marrë kamerën e tij dhe të filmojë.

Këtë profesion që ai e ka ushtruar plot përkushtim, kujdes por edhe dashuri po e lë trashëgim te nipërit e tij, të cilëve ka nisur t`ju japë mësimet e para. Përvese operator, Karaj ka punuar gjatë edhe në bibliotekën e Fushë Krujës, të cilën tregon se e gjeti vetëm me 200 libra dhe punoj aq fort në pasurimin e saj saqë pasi u largua nga ajo detyrë e la me afro 10 mijë libra në rafte.

Petriti kujton se gjatë kohës që ai punonte në bibliotekë, para viteve 1990 qytetarët kishin shumë interes për veprat që lidheshin me diktatorin Enver Hoxha.

Por sot e kësaj ditë, Petriti nuk ka hequr dorë nga librat. Në shtëpinë e tij ka një biblioteke të vogël dhe herë pas here shfleton e lexon librat që ndodhen aty.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!