OKB: Sulmi izraelit në Rafah do të rrezikonte jetën e qindra mijëra palestinezëve

schedule12:52 - 3 Maj, 2024

schedule 12:52 - 3 Maj, 2024

Ofensiva në Rafah do të kërcënonte jetën e qindra mijëra banorëve të Gazës dhe operacionet humanitare në enklavën palestineze, paralajmëroi sot zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Lerke.

“Mund të ketë një masakër të civilëve dhe kjo do të ishte një goditje e pabesueshme për operacionet humanitare në të gjithë Rripin e Gazës, sepse ato kryesisht fillojnë nga Rafah”, tha Lerke në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Ai theksoi se ndihmat që vijnë nga Rafah përfshijnë klinika mjekësore dhe qendra për fëmijët e kequshqyer dhe theksoi se ky qytet është selia e shpërndarjes së ushqimit për të gjithë zonën e enklavës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!