Ministri i Jashtëm francez: Dështimi ushtarak i Rusisë është tashmë një fakt

schedule12:45 - 3 Maj, 2024

schedule 12:45 - 3 Maj, 2024

150,000 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, sipas vlerësimeve franceze të publikuara nga ministri i Jashtëm francez në një intervistë të botuar sot në edicionin europian të gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta.

“Dështimi ushtarak i Rusisë është tashmë një fakt. Ne vlerësojmë 150,000 viktima ruse”, tha Stéphane Cezournet.

“Dhe gjithë kjo pse? Për asgjë”, shtoi ai.

Vlerësimi i numrit të viktimave ruse është pak më i ulët se ai i zbuluar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkurtin e kaluar, kur ai tha se 180,000 ushtarë rusë ishin vrarë në dy vitet e luftës.

Mbretëria e Bashkuar, nga ana e saj, vlerësoi në fund të prillit se rreth 450,000 rusë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë.

Moska nuk ka dhënë asnjë informacion për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve në mesin e trupave të saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!